Nevoja për hapësira ku të kalojnë kohën e lirë të moshuarit e qytetit të Shkodrës është e madhe, sidomos gjatë ditëve me shi.

Një nga ambientet ku mosha e tretë kalon disa orë është edhe qendra komunitare për familjen nr. 4. Gjatë një dite me shi, numri i të moshuarve që paraqiten pranë kësaj qendre është i lartë. Për moshën e tretë, kjo është një mundësi e mirë, ndërsa vënë theksin tek nevoja për më shumë hapësirë, por edhe orare më të zgajtura. Por çfarë ofrohet për të moshuarit në këto qendra të ngritura së fundmi nga Bashkia Shkodër.

Edhe pse një pjesë e të moshuarve kanë zgjedhur që një pjesë të kohës t’a kalojnë pranë qendrave komunitare, një numër i lartë qëndrojnë në ambiente të jashtme duke luajtur domino, kjo e ndikuar edhe nga mundësitë e pakta që u ofrohen në qytetin e Shkodrës për të kaluar kohën e lirë.

Artikulli paraprakNJË VAKT FALAS PËR TË VARFËRIT!
Artikulli tjetërSHEMBET NJE PJESE RRUGE NE AKSIN RRUGOR MES-URE E SHTREJTE