Kufiri italo-slloven – Arrestohen shqiptarët me 150 mijë euro drogë në makinë

Policia financiare italiane e qytetit të Triestes ka arrestuar sot në kufirin italo-slloven dy shtetas shqiptarë të moshës 25 e 22 vjeç. Në automjetin e tyre me targa shqiptare janë gjetur 12 kg marijuanë me vlerë 150 mijë euro. Droga ishte e fshehur në serbatorin e benzinës mbi të cilin ishte hedhur pluhur kafeje për të eleminuar erën e fortë të marijuanës. Automjeti me targa shqiptare është ndaluar në pikën e kontrollit kufitar të Pesek mes Italisë e Sllovenisë. Identifikimi i lëndës narkotike të fshehur në automjet, është bërë falë repartit antiterrorizëm të financës së Triestes dhe ndihmës së qenit antidrogë me emrin Acab.

Artikulli paraprakSanDisk prezanton kartën SDXC me kapacitet 1TB
Artikulli tjetër“Speed Test”: iPhone 7 dy herë më i shpejtë se Galaxy Note 7 [VIDEO]