Kupa e Shqipërisë është një kompeticion i dashur për Kukësin, trofe të cilin e ka fituar dy herë në dekadën e fundit dhe ka shkuar edhe dy herë të tjera deri në finale. Në turin e dytë të këtij edicioni verilindorët do të përballen me Egnatian.

Trajneri Diego Longo, duke ditur objektivat e klubit, e vlerëson sfidën dhe kundërshtarin, pavarësisht se në kampionat në start e mposhti pa shumë vuajtje brenda në Rrogozhinë.

“Egnatia është një ekip i vështirë dhe këtë e kam thënë që në fillim, kanë bërë mirë në kampionat. Ndeshja na vështirësohet edhe për shkak se do të luhet në fushën e Peqinit, gjë që e kanë kërkuar ata. Të stërvitesh në fushë me bar normal është më mirë. Nuk është alibi stërvitja në fushë sintetike. Nëse një ditë do jemi në fushë me bar natyral, do jetë më mirë.”

Nuk mund të mungonte edhe një koment për kampionatit dhe rivalët e Kukësit. Sipas trajnerit Longo, renditja dhe pretendimet reale në Kategorinë Superiore do të shihen në muajin mars.

“Në këtë moment nuk më intereson shumë klasifikimi, kjo do shihet në mars. Nëse ekipi i dytë është pesë pikë pas, ka shanse edhe për kreun. Ne shpresojmë të jemi të parët ose minimalisht të dytët. Tirana është një ekip i mirë, i peshon fanella dhe duhet të respektohet për 25 titujt kampion”.

Ndeshja Egnatia-Kukësi do të luhet të mërkurën në orën 14:00, në stadiumin e Peqinit, për shkak se rrogozhinasit nuk duan të dëmtojnë tapetin e fushës së tyre.

Artikulli paraprakREFUZOI FIFIN, ZBULOHET LIDHJA E GRANITIT JASHTË SHTËPISË. FAMILJARËT E TË DASHURËS KUNDRA…
Artikulli tjetërBERISHA SULMON MINISTREN E INFRASTRUKTURËS: BEQIR BALLUKU NUK KA VJEDHUR AS 1/10 SA KA VJEDHUR MBESA E TIJ, SHPALL TENDERA ME ÇMIM DYFISH