Shëmbja e punimeve që po kryhen në kullën e Prek Calit në Vermosh, ka sjellë reagimin e deputetëve të parlamentit shqiptar.

I pari që ka reaguar në rrjetet sociale ka qënë ish Kryeministri Sali Berisha i cili ka denoncuar atë cfarë po ndodh në Malësinë e Madhe…. “Edvin Kristaq Ramen, qe ne nje akt hakmarrje primitive aterore po rrafshon me fadroma Kullen e heroit legjendar te reziztences anti komuniste te veriut te Shqiperise, Prek Cali! Sb”

Duke u ndalur tek historia, deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, është ndalur tek vlerat dhe tradita e kësaj zone, tek figura e prek calit, nderkohe që në 2017-tën, Gurakuqi, shprehet se rilindja bën vrasjen e historisë së zonës: “Rilindja kryen aktin final: shkaterron edhe kullen e Prek Calit ne Vermosh,akt qe nuk e kreu as Mehmet Shehu me Veis Pipen. Por ky akt nuk mund te kalohet ne heshtje: autoret duhet te mbajne pergjegjesi dhe te thirren per shpjegim para ligjit. Rilindja ne mandatin e dyte nuk mban serish nen kontroll anetaresine e vet, qe vepron me mendesine e zoteruesve fuqiplote te feudeve te lena per vjelje dhe shkaterrim, sipas gjykimeve dhe interesave parciale dhe jo publike. Kurorezimi i pare i Programit te Qeverise RAMA II. Vendosja e ligjit dhe e rendit fillon me shkaterrimin e Kulles se Prek Calit, ne cepin me veriore te Shqiperise, Vermosh.”

I ashpër në reagimin e tij ka qënë edhe deputeti Tom Doshi, i cili ka edhe lidhje të drejtpërdrejta me figurën e Prek Calit. Doshi i ka premtuar të gjithë banorëve të zonës, se kjo kullë jo vetëm që nuk do të shkatërrohet por në vitin e Skenderbeut do të rikonstrukstohet e plotë: “Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve . Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë. Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund. Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.”

Ndërkohë deputeti Bardh Spahia e ka cilesuar një skandal atë cfarë është regjistruar në Malësine e Madhe: “Nje skandal ndjek tjetrin nen qeverine e Timonierit Rama. Ne Vermosh po shembet shtepia muze e Prek Calit heroit te luftes me malazezet, trimit te Malesise se Madhe qe komunizmi e vrau pabesisht pa pyetur aspak per lavdine e tij. Bijte e eterve po tregohen te denje per trashegimine e pergjakur. Baballaret e tyre sulmuan ashper e vrane klerin, patriotet legjendare te ketyre trevave, lane pa varr Gjergj Fishten, kurse ata sot po shembin dhe shtepite si per te shuar kujtimin e tyre. Kjo eshte nje masaker e paprecente qe duhet te ndalet menjehere.”

Artikulli paraprak“…NË QELINË E ERRËT TË AT ZEF PLLUMIT”
Artikulli tjetërKULLA E PREK CALIT, “PËRPLASEN” RAMA – BASHA