Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e bir.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në prangat e policisë kanë rënë Deli Xhixha 57 vjeç dhe Xhemal Xhixha 31 vjeç, të cilët janë baba dhe bir. Arrestimi i dy shtetasve është bërë pas kontrollit në banesën e tyre në fshatin Qenam në zonën e Zall herrit, ku janë gjetur 5.6 kg kanabis sativa si dhe 137 fara të cilat do të përdoreshin për mbjellje. Ndërkohë që policia ka asgjësuar dhe 76 bimë narkotike të cilat ishin mbjellë nga këta dy shtetas.

Artikulli paraprakVRAPI: ME PAK FAT EVITONIM BARAZIMIN ME LUFTËTARIN
Artikulli tjetërGJYSHJA SHQIPTARE FSHEH KOKAINËN NËN JASTËK,ARRESTOHET