Kumarxhiu lë 500 mijë lekë në baste, mashtron policinë se e vodhën

Një 27-vjeçar në kryeqytet është arrestuar nga policia për deklarim të rremë. Në pranga ka rënë Albi Celiku, banues në Tiranë. Sipas bluve, “ky shtetas më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja”. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh. Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh, duke luajtur në disa pika bastesh sportive. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Kallzim i rremë në organet e policisë”.

Artikulli paraprakFUNKSIONIMI I SHOQATËS SË GJUETAREVE
Artikulli tjetërMIRATOHET LIGJI PËR MINORITETET, BUSHATI: GARANTON BARAZI