Nuk është një sfidë e zakonshme. Në parket zbresin dy ekipe me traditë, plot me histori.

Vllaznia-Tirana është gjithmonë një klasike që të mbërthen plot emocion. Dy skuadrat do të luajnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë njëra tjetrës. Një sfidë që premton shumë. Në ekip janë edhe dy të huajt Gjokoviç e Allen. Malazezi është shkodranizuar dhe pak e ndjen ndryshimin. Amerikani Allen është përshtatur shpejt dhe për të përballë Tiranës është ndeshja e parë zyrtare. “Premtoj fitoren përballë Tiranës, të dalim në finale dhe të fitojmë kupën, këtë mund të premtoj. Jo nuk e di sa pikë do të shënoj. Ne jemi një skuadër dhe luajmë të gjithë bashkë, s’ka rëndësi kush shënon por vetëm fitorja është e rëndësishme. Po më pëlqejnë gjuajtjet për 3 pikë sepse japin entuziazëm por duhet të luajmë për ekipin. Çfarë ndeshje është. Një sfidë shumë e fortë përballë Tiranës. Në do të bëjmë maksimumin që të fitojmë, për këtë ju siguroj. Në fakt pres shumë tifozë që të mbushet pallati i sportit në Shkodër dhe që të festojmë të gjithë bashkë fitoren me Tiranën por edhe fitimin e Kupës në ndeshjen finale. E pres me padurim këtë ndeshje dhe tifozët po ashtu. Shpresoj të mos mungojë askush”. “Kam dëgjuar për ndeshjen Vllaznia-Tirana. Më kanë thënë se janë dy ekipe me histori dhe se një ndeshje e tillë është gjithmonë e veçantë. Do të luaj për herë të parë dhe do të duhet të shoh se si do të shkojë për mua kjo ndeshje, shpresoj për mirë në fakt. Premtoj se unë do të luaj fort, shumë fort sepse vetëm kështu fitohet. Nuk mund të them sa pikë do të shënoj. Më pëlqejnë gjuajtjet për 3 pikë por unë nuk provoj shumë gjuajtje të tilla sepse mbase penalizoj skuadrën dhe më pëlqen të luaj për ekipin më shumë. Vllaznia është mirë në këto momente, trajneri po na udhëzon që të arrijmë suksesin. Jam pak i përfshirë me emocione sepse kam ndeshjen e parë dhe mund të jem pak nervoz por shpresoj të çlirohem gjatë lojës. Shpresoj të vijnë sa më shumë tifozë që ta kthejmë në një festë të bukur”. Përtej sportit, Vllaznia ka dy basketbollistë të veçantë. Janë dy të rinj e të talentuar. Bëhet fjalë për vëllezërit Lekndreaj mes të cilëve ka edhe batuta. Ata janë dy miq. Përballë Tiranës kanë edhe një motiv më shumë. Gjon Ndoja thotë se Vllaznia do luaj edhe për Nikolin Arrën për të treguar se është i pafajshëm në lidhje me hetimin në gjendje të lirë kur punonte si inspektor në tatime. Arra me nota humori nuk nguron të bëjë ironikun me Ndojën ndërsa në fund ka një dedikim. Me qetësinë e tij që e karakterizon trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj kërkon të lërë mënjanë euforinë si e vetmja mënyrë për të fituar përballë Tiranës. Gjithçka lihet në fushën e stërvitjes. Ata e dinë se në lojë duhet të jenë më të mirët dhe e pranojnë njëri-tjetrin. Përbetimi para dhe pas çdo stërvitje, para dhe pas çdo ndeshje është një bestytni që jo vetëm i mban të bashkuar por mban gjallë shpirtin dhe frymën e Vllaznisë, kësaj skuadre që kërkon vetëm triumfe.

Artikulli paraprakQKF, ZHVILLON KAMPIONATIN NË SHAH DHE PING-PONG
Artikulli tjetërKRESHNIK KREPI TRAJNERI I RI I ADËS SË VELIPOJËS