Ndeshja e pare per edicionin e ri te Kupes se Republikes ne futboll mes Mamurrasit dhe Vllaznise ka perfunduar me fitoren e shkodraneve me rezultatin 3-0.

Vllaznia fiton 3-0 ndaj Mamurrasit në ndeshjen e parë të kupës që u luajt në transfertë. Kuqeblutë edhe pse me formacionin e dytë kanë arritur që të dominojnë dhe të realizojnë tre gola. Shkodranët kanë kaluar shpejt në avantazh që në minutën e 20’ me anë të kroatit Veitzer. Vetem 10 minuta më pas mbrojtësi Pjeshka realizon golin e dytë. Edhe 45 minutat e dyta kanë nisur me gol teksa Vrapi ka kthyer në gol një penallti të Vllaznisë. Kuqeblutë praktikisht kanë siguruar kualifikimin. Ndeshja e radhës do jetë në kampionat ndaj Skenderbeut, sfidë që do luhet në Korçë.

Artikulli paraprakMINARJA E XHAMISE” RREZIKON “HELIKOPTERET E FARKES.HETIM FINANCES
Artikulli tjetërÇLIRIMI I MOSUL NGA ISIS,SHBA DO DERGOJE TRUPA SHTESE NE IRAK