Gjithmonë e më shumë në diskutimet për Europianin, një nga ekipet më të përfolura është Shqipëria.

Kuqezinjtë debutojnë në një kompeticion kaq madhor dhe vijnë nga një grup, ku mendohej se kualifikimi ishte thjesht një imagjinatë. Në një analizë nga radioja franceze “Europe1” për kombëtaren kuq e zi, djemtë e drejtuar nga de Biasi janë quajtur të rrezikshëm nëse nënvlerësohen, çka ndodhi dhe në kualifikuese. Franca për më tepër e provoi në dy ndeshje miqësore, që Shqipëria mund ta ndëshkojë, pasi nuk mori dot asnjë fitore, madje duke u mposhtur 1-0 në “Elbasan Arena.” Megjithatë, këto janë fjalë standarte, që dëgjohen rëndom në debate sportive. “Shqipëria e njeh limitin e kualitetit të saj. Nuk kanë asnjë lojtar të klasit botëror, por nuk duhen nënvlerësuar. Mangësinë në aspektin teknik dhe fizik, ata e kompensojnë me fuqinë mendore. Skuadra luan me zemër dhe shpirt patriotik, diçka, që e pamë tek kroatët në vitet 1990”, shkruan Europe1. Kujojmë që në vitin 1996, në paraqitjen e saj të parë, Kroacia arrinte në çerekfinale të Europianit. Dy vite më vonë, shpallej ekipi i tretë në botë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSITUATA E RENDIT GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT, DISA ARRESTIME NË SHKODËR
Artikulli tjetërDRAÇIN, PËRMBYTEN BANESAT NË VETËM PAK ORË ME SHI