Një 21-vjecar nga Kurbini është vënë në pranga, pasi ka qëlluar me armë në ajër.

Policia e Lezhës bën me dije se është arrestuar 21-vjeçari me iniciale K. V., banues në Laç, Kurbin.

I riu ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një armë zjarri automatik dhe 5 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikulli paraprak“NJERËZIMI RREZIKOHET NGA SHFAROSJA TOTALE”, PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM I MIHAIL GORBAÇOV
Artikulli tjetërNJË GOTË ME LËNG SHEGE – PËR SHËNDET, FUQI DHE ENERGJI MENJËHERË