Ne dhe celularët jemi të pandashëm dhe jo rallë herë kjo marrëdhënie është shkak i stresit dhe lodhjes. Si ta evitojmë?

Duke zbatuar “Detox Digital”, që kufizon varësinë nga celularët. Prej Shteteve të Bashkuara, terapia po përhapet në të gjithë botën. Në Boltigen në Zvicër, për herë të parë u vu në praktikë. Davidi, një prej pacientëve tregon se gjëja e parë që bën në mëngjes është të marrë telefonin, të hapë Facebook-un, Whatsapp, për të parë çfarë ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në gjumë. “Jam gjithnjë i zhytur në Internet, pa asnjë ndërprerje”. Kjo varësi është shndërruar në sëmundjen e shekullit, veçanërisht në vendet e zhvilluara. Ajo mund të shkaktojë ezaurimin nervor dhe depresionin. Sipas statistikave, gjatë një dite, një i rritur, mesatarisht, e shikon më shumë se 200 herë smartphone -in edhe merr mbi 50 email -e ndërsa kulmi i përdorimit të celularit shënohet përpara gjumit. Aleksander Steinhart, koordinatori i terapisë “Detoxi Digital” thotë: “Jemi nën tension të vazhdueshëm, me emocione të ndryshme, ndërkohë që në 90 % të rasteve nuk flitet për informacione vërtetë të rëndësishme”. Objektivi i terapisë është t’i tërheqë vëmendjen pacientëve në veprimtari të këndshme që ata të shijojnë jetën reale dhe jo atë virtuale.

Artikulli paraprakVONESAT NË CENTRAL, KINA: DËMTOJNË RAPORTET ME ANGLINË
Artikulli tjetër“VETËVENDOSJE” HEDH SËRISH GAZ LOTSJELLËS NË KUVEND