Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë një deklaratë për mediat pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Kurti tha se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk ishte e interesuar që të firmoste marrëveshjen bazike me Kosovën dhe aneksin e zbatimit.

‘Shpresojmë mos të ketë episod të katërt nga sulmet e Serbisë. Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë. Është ditë e mirë pasi Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian. Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë. Le ta nënshkruajmë marrëveshjen me kryeministren e Serbisë, marrëveshjen bazike të Brukselti dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishte i interesuar. Scholz i jam falënderuar dhe Gjermania është partneri ynë i rëndësishëm. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.’- tha Kurti.

Artikulli paraprakSAMITI, RAMA: KA ZHVILLIME POZITIVE, BE GATI TË BËJË HAPA DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
Artikulli tjetërVIZITA E PARË ZYRTARE, MBËRRIN NË TIRANË PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON