Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se ka thirrur ditën e nesërme në një takim urgjent Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, ashtu sikurse ishte njoftuar më herët nga krerët e dy vendeve.

Nëpërmjet, një postim në Twitter, Borrell shkruan se është e nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje të situatës së përshkallëzuar, duke iu referuar kështu tensioneve në veri të vendit.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së ikuri nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Borrell në Twitter.

Artikulli paraprakUKRAINË/ SULMI MBI CENTRALIN BËRTHAMOR, OKB: NDALONI ÇMENDURINË!
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT