Prej më shumë se një jave kur ish trajneri Gianni de Biassi dha dorëheqjen kombëtarja shqiptare ka një vend vakant.

Dorëheqja e De Biassit duket se nuk e gjeti të përgatitur federatën për zëvendësimin e tij pasi pritej përfundimi i këtyre eleminatoreve për të vendosur më pas për të ardhmen e trajnerit.Për vendin post De Biassi janë shfaqur shumë emra edhe nga Shqipëria sic ishin ato të trajnereve të moshave të kombëtareve shqiptare si Alban Bushi qe ishtë edhe asistent i De Biassit dhe emri i Erjon Bogdanit por dy pista qe u shuan shumë shpejt duke pasur parasysh eksperiencën e tyre të pakët në fushën e trajnerit.

Duket se pista më e preferuar është ajo e një trajneri italian ku janë shfaqur shumë emra prestigjozë si Zakeronni ,ish trajner i Milanit dhe Juventusit në Itali apo edhe emra si Guidolin,Delio Rossi,Reja apo Kozmi që kanë drejtuar me sukses në Serie A.Emra të tjerë por pa ndonjë sukses të madh janë ata të legjendave të futbollit italian si Xhanluka Viali apo Paolo Di Kanio.Trajneri i kombëtares duket se do të jetë i huaj duke vazhduar traditën e pas viteve 2000 me vetëm trajnerë te huaj në krye të kombëtares.

Artikulli paraprakSHIT-BLERJA E VOTES, 1-5 VITE BURG
Artikulli tjetërLEKA:VLLAZNIA DO VAZHDOJË RRUGËN E SUKSESEVE