Largimi i Ndriçim Shtubinës ka lënë bosh edhe vendin e kapitenit te skuadra e Vllaznisë.

Edhe pse ende nuk është folur zyrtarisht në lidhje me këtë temë nga ana e stafit teknik apo drejtuesve, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të lojtarëve që mund të marrin shiritin.

I pari është Alsid Tafili, mesfushori që para pak ditësh vendosi të rinovonte kontratën me Vllazninë edhe për sezonin e ardhshëm. Tafili është një prej lojtarëve më të vjetër në skuadër dhe me shumë mundësi do të jetë ai që do të mbajë shiritin.

Por, gjithashtu emri i Florind Bardullës ka dalë në skenë si kapiteni i sezonit të ri te Vllaznia. Ky i fundit ka qenë titullar në skuadër, megjithatë ende nuk ka rinovuar kontratën për sezonin e ri futbollistik.

Artikulli paraprakRIKTHEHET UJI I PISHËM PËR BANORËT NË RRJOLL
Artikulli tjetërTRE TË VRARË GJATË SEANCËS GJYQËSORE TË NJË BANDE KRIMINALE