Volodymyr Shkurov është ambasadori ukrainas i parë rezident në Tiranë, për të cilën presidenti Ilir Meta e konsideron si një ngjarje historike për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shkurov i paraqiti ditën e sotme letrat Kredenciale kreut të shtetit, ku theksi u vu në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës. Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.

Presidenti Meta falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës. Gjithashtu, Kreu i Shtetit përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Artikulli paraprakKRIZA NË BJELLORUSI/ UDHËHEQËSJA E OPOZITËS: MENDOJMË SE KËTË PROBLEM DUHET TA ZGJIDHIM VETË!
Artikulli tjetërMETA: VETËM ZGJEDHJET E LIRA PASTROJNË POLITIKËN NGA TË KORRUPTUARIT QË MBAJNË PENG SHTETIN