Kuvend – Nacionalist apo patriot? Blushi: Rama na ftoi në një gare të re

Në përgjigje të Ramës, deputeti Ben Blushi tha se kryeministri na ka ftuar sot në një gare të re. Blushi: Në këtë parlament janë zhvilluar gara të ndryshme mes burrave që kërkojnë pushtet dhe sot kryeministri që kemi na ftoi në një garë të re. Kush është më nacionalist në këtë Parlament? Nëse do të duhej ti bënim një kalim hsitorisë së Evropës së kaluar është shumë e qartë se kush janë nacionalistrët dhe kush janë patriotet. Nacionalistët e kanë shkatërruar Evropnë, patriotetet e kanë bashkuar. Dhe ky është ndryshimi themelor në 100 vjetët e fundit. Evropa është shkallmuar sa herë nacionalistët kanë triumfuar dhe është zhvilluar sa herë kanë dominuar patriotët dhe askund tjetër si në Evropë ata nuk janë përplasur me më shumë zell edhe me më shumë antagonizëm sidomos gjatë shekullit të kaluar. Për këtë arsye edhe për shkak se e ka paguar këtë leksion me gjak Evropa e di shumë mirë kush është nacionalist dhe kush është patriot. Unë e di që në kushtet tona, në kushtet e një vendi i cili për shkak të historisë e ka pasur të vështirë të dallojë se çfarë është nacionalizmi ekstrem nga patriotizmi i arsyeshëm dhe i duruar. Është er vështirë të gjesh shtengun e ngusht që dallon nacionaliztin nga patritoti.Nacionalistët kërkojnë vetëm pushtet, nuk u intereson barazia.Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, aktualisht pjesë e partisë LIBRA, komentoi përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Athinës, duke theksuar se qëndrimet nacionaliste sjellin dëme. Sipas tij, politikanët shqiptarë i shtyn drejt nacionalizmit fakti që qeverisin keq. Blushi tha se nacionalistëve u intereson vetëm pushteti.”M.q.s nacionalistët kanë filluar të kenë sukses në Europë, siç ndodh në këtë kontinent çdo 100 vjet, edhe Shqipëria nuk mund të mbetej jashtë. Por nacionalistët shqiptarë nuk mund të merren seriozisht. Ata kanë një të përbashkët, nuk kërkojnë më shumë barazi, drejtësi, harmoni, solidaritet, kërkojnë vetëm pushtet dhe vetëm pushtet. Kanë dhe një të përbashkët tjetër. Ata nuk dinë të qeverisin, ose qeverisin shumë keq dhe sa herë e kuptojnë sa keq qeverisin, bëhen edhe më nacionalistë se kanë qenë dhe kërkojnë territore të tjera të cilat s’i kanë pushtuar me cilësi e ide. I shtyn vetëm etja për pushtet. Kështu ndodhi edhe përpara 4 vitesh. Në 100 vjetorin e pavarësisë kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha u bë nacionalist. 6 muaj para zgjedhje ai nuk kishte një bilanc dhe lundroi 3-4 muaj në ujërat e ndotura të nacionalizmit vetëeksitues. Shkaktoi acarim të marrëdhënieve me partnerët tanë të NATO-s. Ai i humbi zgjedhjet, jo vetëm për këtë arsye. Pas 4 vitesh po afrohemi aty ku ishim në 2012-ën, për shkak të bilancit të dobët të kësaj qeverie. Kryeministri që kemi sot ka hapur një debat pakuptim, duke hedhur shkarpa në gulçimet mediokre”, u shpreh Blushi.Duke iu referuar çështjes së prishjes së shtëpive në Himarë, Blushi theskoi se Greqia nuk duhet të përzihet. 

Artikulli paraprakRAMA:HIMARA,DEBAT SHTERPE.GREQIA TE MOS I TREMBET HISTORISE
Artikulli tjetërPRANGA ÇIFTIT SHQIPTAR,BANESEN E KISHIN E KTHYER NE SUPERMARKET DROGE