Nesër në orën 11.00 do të zhvillohet një debat ku do të marrin pjesë të rinjtë e Parlamentit Rinor dhe deputetët në ambientet e Kuvendit të Shqiperisë.

Qëllimi i debatit është krijimi i një ure dialogu mes ligjbërësve të Kuvendit dhe gjimnazistëve të 5 qyteteve të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të kuvendit, ky model i Parlamentit të Shqipërisë që vjen për herë të parë në vendin tonë, është një program që do të udhëhiqet plotësisht nga gjimnazistët e Parlamentit Rinor.

Eventi organizohet nga “CRCA/ECPAT Shqipëri” dhe Parlamenti Rinor, me mbeshtetjen e “Save the Children” dhe “Agjensia Suedeze per Zhvillim Nderkombetar, SIDA”.
Media do të jetë e ftuar për të përcjellë tek publiku detajet e veprimtarisë.

Artikulli paraprakKOMISIONI I VENECIAS NË TRYEZËN PËR ZGJEDHOREN,OPOZITA E BASHKUAR E REFUZOI FTESËN E OSBE-NË
Artikulli tjetërQIELL I KUQ MBI INDONEZI, SHKAK ZJARRI QË KA PËRFSHIRË GJITHË VENDIN