Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla solli në Kuvend 7 propozimet e socialistëve lidhur me ndryshimet në kodin penal lidhur mbrojtjen e të drejtës së autorit, ruajtjen e qetësisë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Balla tha se është i vetëdijshëm se Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës.

Por duket se socialistët kanë vendosur të tërheqin për shqyrtim ligjin që penalizon me 10 vite daljen nga Shqipëria të atyre që kryejnë krime zgjedhore. Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha se ky amendament do të tërhiqet për t’u konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

Me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal. Për ndryshimet duheshin 84 vota, të cilat shumica nuk i ka, por ishte deputetët e opozitës së re që jo vetëm plotëson numrin, por e kaluan në 96 pro. Ndërkohë që 11 deputetë ishin kundër dhe 2 abstenuan

Artikulli paraprakSULMOI PUNËTORËT QË I PRISHËN BIZNESIN, ARRESTOHET AGRESORI
Artikulli tjetërNGA KODI PENAL, TE LIGJET E DREJTËSISË, KONCESIONET E RRUGËVE DHE ASISTENCA, TË GJITHA LIGJET E MIRATUARA SOT NË KUVEND