Shpërthimi i vullkanit në ishujt Kanarie në Spanjë ka detyruar autoritetet të evakuojnë qindra shtëpi, pasi llava po shkon drejt detit. Llava ka shkatërruar të paktën 170 shtëpi.

Rreth 6,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Dëmi material i deritanishëm vlerësohet në 400 milionë euro. Goditja ndaj ekonomisë lokale është padyshim e madhe.Vullkani është aktivizuar të dielën (19 shtator).

Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se llava mund të shkaktojë reaksione kimike kur të arrijë në det, duke shkaktuar shpërthime dhe lëshim të gazrave toksikë.

Në të njëjtën kohë, mali Etna nxjerr tym dhe hi, duke krijuar një re të zezë në lartësi deri në 9,000 metra.

Mali Etna ose Monzibello siç njihet në bashkësinë lokale të Sicilisë, është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Në thelb, aktiviteti i tij nuk pushon kurrë, me fazat e intensitetit të alternuara.

Shpërthimet e mëparshme dhe rrjedhjet e llavës në malin Etna ndodhën tre javë më parë dhe zakonisht rrethina nuk kërcënohet nga vullkani.

Të martën (21/9 ) meteorologu Sakis Arnaoutoglou shkroi në Facebook për aktivitetin e malit Etna si më poshtë: “Emetimet e dioksidit të squfurit (SO2) nga shpërthimi i sotëm i malit Etna, të regjistruara me satelit mbërritën deri në Greqi!”

Sidoqoftë, në përgjithësi, pyetja nëse rritja e aktivitetit vullkanik në Evropë është aksidentale apo jo, dhe nëse po, në çfarë mase mund të lidhet me ndryshimet klimatike?

Artikulli paraprakOBSH: VARIANTI DELTA I COVID, DOMINUES NË MBARË GLOBIN! KA ZËVENDËSUAR TË GJITHË VARIANTET E TJERA
Artikulli tjetërNDIHENI MBIPESHË SI PASOJË E COVID-19? ÇFARË DUHET TË BËNI KUJDES