Vetëm me të tilla ngritje dheu para dyerve banorët në “Mark Lula” mundohen që të pengojnë ujin për të mos u mbushur oborret e tyre.

Asnjë premtim nuk është mbajtur në “Mark Lula” për rikonstruksionin e rrugës dhe kanalizime. Anëtari i Këshillit Bashkiak Gjergj Sokoli si përfaqësues i komunitetit e quan të turpshme situatën e lagjes “Mark Lula”. Meqë jemi në prag të përgatitjes së projekt-buxhetit kërkohet të parashikohet një investim për lagjen “Mark Lula” ose do nisin protestat, grevat deri në bllokim rruge. Lagja “Mark Lula” është mbipopulluar 25 vitet e fundit nga familje të ardhura kryesisht nga zonate thella malore. Janë përshtatur me qytetin duke ndërtuar banesa e jetesën. Edhe pse taksapagues të rregullt asnjëherë nuk i është ofruar shërbimi i duhur.

Artikulli paraprakBEQAJ: INVESTIME TE REJA NE SPITALIN E SHKODRES
Artikulli tjetërRAMA: VAJZA ËSHTË PARAPLEGJIKE, MJEKËT THONË ËSHTË MIRË