Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtës së madh, tani flet edhe frëngjisht. Para disa ditësh u përhap lajmi i mirë se Epopeja Kombëtare e Shqiptarëve, “Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtës, është përkthyer nga shqipja në frëngjisht nga Abidin Krasniqi. Ndërkohë botimi voluminoz u prezantua për artëdashësit shkodran në biblioteken “Marin Barleti”.

Sipas autorit kjo nuk ka qënë një punë e lehtë duke patur parasysh që vepra përshkruan luftërat e dy brezave dhe këngët e saj tregojnë ngjarje të veçanta.

Ndërsa për studiuesin Frano Kulli botimi i “Lahutës së Malcis” në gjuhën frënge, është një vlerë e shtuar për historinë kombëtare.

Lahuta e Malcís është një vepër epike dhe kryevepra e të madhit Gjergj Fishta, të cilën e nisi më 1905 dhe e mbaroi më 1937. Sipas biografëve të tij, autori vazhdonte ta ripunonte tekstin edhe me vone.

Më herët nëvitin 1958 “Lahuta…” ishte përkthyer gjermanisht nga albanologu austriak Maksimilian Lambertz. U përkthye disa herë italisht, duke nisur nga imzot Jul Bonati. E pastaj nga Ernest Koliqi, që deshi ta realizonte plotësisht, por u ndal vetëm tek disa këngë.

Artikulli paraprakKALAJA E DRISHTIT, MONUMENTI I PA EKSPLORUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, FA FUSHATË PËR REKRUTIMIN E USHTARËVE