Sot më datë 11.05.2016 rreth orës 22:20, në lagjen Guerrile, ka rënë zjarr në një shtëpi private , të cilën e ka pas me qera shtetasi me iniciale: I.N, 64 vjeç.

Menjëhere me marrjen e njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja. Si pasoje e zjarrit është dëmtuar kryefamiljari me iniciale ,I.N 64 vjeç , i cili ndodhet në gjëndje të rëndë ne spital, si dhe jane demtuar dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten bashkëshortja me iniciale , E.N, 55 vjeçe dhe djali me iniciale ,E.N 26 vjeç. Te demtuarit menjëhere janë transportuar me autoambulancë per ne spital. Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë nga rrjedhja e bomblës të gazit. Në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet nga grupi hetimor.

Artikulli paraprakSHKODËR, DIGJET BANESA PLAGOSEN TRE PJESTARËT E FAMILJES
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, RREBESHE DHE BRESHËR