Një tjetër aksident është shënuar në rrugën Shkodër-Koplik duke qenë i dyti brenda dy ditëve.

Dy mjete motorike janë përplasur me njëra tjetrën. Nga ky aksident janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia vendore e Shkodrës raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin Shtoj i Ri. Mjeti tip ford me targë AA 215 FK me drejtues shtetasin A.Gj 30 vjeç, banues në Koplik është përplasur me mjetin tip audi A6 me targa të huaja K 103 B me drejtues shtetasin, F.K 37 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri ku ndodhi aksidenti. Shtetasi A.Gj po vinte nga Malësia e Madhe drejt Shkodrës ndërsa shtetasi F.K po hynte në shtëpinë e tij. Përplasja edhe pse ka qenë e fortë dy drejtuesit e mjeteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rruga Shkodër-Koplik po kthehet në një rrezik të vërtetë duke u bërë burim aksidentesh çdo ditë. Përveç kësaj është një prej akseve më një fluks të lartë ndaj edhe masat kërkohen që të jenë më të mëdha.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakUEFA HAP HETIM NDAJ SHQIPËRISË DHE RUMANISË
Artikulli tjetërSPIRO KSERA KËRKON GJYKIM TË SHKURTUAR