Deklarata e policisë:

Asgjesohen me anë të djegies 3519 bimë narkotike cannabis – sattiva në 17 parcela Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër e Vau Dejës në bashkëpunim dhe me DVP-Shkodër, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë ushtruar kontrroll në territorrin e njësive administrative Pult e Shosh të Shkodrës dhe Shllak të Vau Dejës. Nga kontrolli i ushtruar në datën 19.09.2016 u arrit që : * Në njësitë administrative Pult dhe Shosh të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 17 parcela të kultivuara me një numër prej 3374 bimë të dyshuara të llojit cannabis sattiva * Në njësinë administrative Shllak të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 145 bimë të dyshuara të llojit cannabis sattiva bimët varionin nga 1.7m deri në 2.5m lartësi dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve. Gjithashtu nga Shërbimet e DVP Shkodër po vijon puna hetimore dhe operacionale në terren, për zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjelle me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe venien para përgjegjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i janë percjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPOLICIA TENTON T’I NXJERRË NGA BANESA, 12-VJEÇARJA HIDHET NGA KATI I TRETË
Artikulli tjetërCANA DREJT RIKTHIMIT NË SERINË A, JA CILI EKIP E KËRKON