Bashkia njofton përmes Facebook-ut.

Bashkia e Shkodrës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrejtin social Facebook, ka njoftuar se do të nisë një rikualifikim për të gjitha rrugët e amortizuara.
Bashkia Shkodër: FILLON RIKUALIFIKIMI I RRUGËVE TË AMORTIZUARA Bashkia Shkodër fillon punën për riparimin e rrugëve të dëmtuara(amortizuara) në të gjithë qytetin. Kjo ndërhyrje do të bëhet në rrugët kryesore e dytësiore, në sheshe, etj.”
Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Shkodrës sepse disa rrugë, sidomos ato dytësore, kanë vërtet nevojë për punime për shkak të amortizimit që ato kanë pësuar dita-ditës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPRAG SEZONI TURISTIK NË VELIPOJË, BANORËT SHQETËSOHEN PËR INVESTIMET
Artikulli tjetërSHQIPËRIA SHTATË VJET PJESË E NATO-s, URON LULZIM BASHA