KF Vllaznia e falenderon futbollistin Berat Ahmeti per kontributin e dhene gjate kesaj periudhe per skuadren tone dhe i uron suksese ne karrieren e tij

Pasditen e sotme ne zyrat e KF Vllaznia ne mes administratorit z. Astrit Gjyrezi dhe futbollistit z.Berat Ahmeti, eshte arritur nje marreveshje per nderprerjen e kontrates me mirekuptim perpara afatit perfundimtar te saj. Ka qene kerkesa e lojtarit per t’u larguar, e cila ka gjetur edhe aprovimin e drejtuesve te klubit dhe gjithçka eshte mbyllur ashtu si ne korrik kur firmosen kontraten, me nje shtrengim duarsh mes paleve. Ahmeti eshte perjashtuar pak dite me pare nga stervitja prej trajnerit Armando Cungu, cili ka dashur ta dergoje te luaje ne kategorine B, por Ahmeti nuk ka pranuar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNJË SHTETASE GJENDET E PAJETË NË TUALETIN E NJË DYQANI
Artikulli tjetërBASHA NË FB: 25-VJETORI, KUVENDI NË GJENDJE TË MJERË