Pas më shumë se 6 orë negociata, palët kanë arritur konsensusin për reformën në drejtësi.

Konsensusi është përshëndetur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Marrëveshja e arritur për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të tjera të drejtësisë është e njëjtë me atë të Vettingut. Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Kandidati duhet të marrë 4 vota. Në qoftë se krijohet, atëherë përzgjedhja bëhet me short.

Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, RAMA MBËRRIN NË KUVEND, PRITET TË NISË SEANCA PLENARE
Artikulli tjetërFOTOLAJM – “DREJTËSIA”, JA SI E PËRSHËNDET EDI RAMA ARRITJEN E DAKORDËSISË