Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Shkodër-Velipojë.

Informacion paraprak: Më datë 10.10.2016 rreth orës 13:50 në rrugën Shkodër – Velipojë, në fshatin Trush, Shkodër jemi njoftuar se një automjet tip Wolsvagen me targa AA 437 OA ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilat kanë konstatuar se të dëmtuar kanë mbetur 2 shtetas akoma të paidentifikuar të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkaqet e aksidentit paraprakisht janë për shkak të kushteve klimaterike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLARGOHET ITALIANI, STAROVA NË KRYE TË PARTIZANIT
Artikulli tjetërINVESTIMET NE SPITALIN E SHKODRES