Deklarata e plotë e Policisë Shkodër:

“Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është zhvilluar operacioni policor i koduar “PULT 2016”. Në zbatim të planit të veprimit për parandalimin dhe asgjesmin e siperfaqeve ku dyshohet se është kultivuar bimë narkotike Cannabis – Sattiva dhe konkretisht : Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative Shërbimet e Kom. Shkodër dhe ato të Ndërhyrejbsë Shpejtë për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontroll në zonën e Pultit të Shkodrës. Ku nga kontrolli i ushtruar në këtë zonë shumë të vështirë malore, u arrit që: Në datat 28 dhe 29.07.2016 të asgjesohen në 75 parcela 9285 bimë te dyshuara Cannabis – Sattiva, pa arritur që të kapen autorët e kultivimit të këtyre bimëve. Në ndryshim nga vitet e mëparshme, autorët që kanë kultivuar këto bimë, kanë ndryshuar “modus operandi” duke mbjelle në zona shumë të zgjeruara “mini parcela” për të ulur mundësitë dhe krijuar vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të terrenit. Ndërkohë Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet hetimore dhe proçeduriale përkatëse për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Në vijim nga Shërbimet e DVP Shkodër do të vijojë me intensitet të lartë puna hetimore dhe operacionale në terren me qëllim: Zbulimin e sipërfaqeve ku janë kultivuar bimë narkotike si dhe për identifikimin dhe venien para përgjegjsisë penale të autorëve, nxitësve dhe organizatorëve të këtij aktiviteti kriminal.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSMAJLAJ: SHTOHEN PACIENTËT ME SËMUNDJE KARDIAKE
Artikulli tjetërSHPËRNDARJA E PENSIONEVE, NIKA APEL NDAJ PENSIONISTËVE: RESPEKTONI GRAFIKUN