Shkodër Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike Shpallet në kërkim një shtetas

Më datë 30.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në fshatin Nicaj Shosh, Njësia Administrative Shosh, Shkodër në vendin e quajtur “Dardhë”, pronë publike, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara në një parcelë 75 fidanë të dyshuara bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me lartësi 15-18 cm. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Gj. P, 25 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHELMOHEN 10 PUNONJËSE NË FABRIKËN E KËPUCËVE
Artikulli tjetërSKUADRA E ANTITERRORIT NË ITALI KONTROLLON BIZNESET E DY SHQIPTARËVE