Ndalohet ne Shkoder një shtetas i dyshuar për shfrytëzim të një shtetasi tjetër me qëllim përfitimi duke e detyruar që të lypë në rrugë

 

Informacioni i policise; Më datë 25.10.2016, nga Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të një hetimi u bë i mundur ndalimi i shtetasit : * Bardhyl Karamonllari, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë

Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi shtetasin A.M. 40 vjeç, banues në Korçë, duke e detyruar nën presionin psikologjik që të lypte nëpër rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij Opel, dhe të gjitha fitimet i administronte vetë shtetasi Bardhyl.

Gjithashtu vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj çështje nëse ka përsona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shk odër, për veprën penale “Trafikim i personave”, parashikuar nga neni 110/a e Kodit Penal.

Artikulli paraprakM.MADHE, TAKIM NË BASHKI PËR PLANIN VENDOR
Artikulli tjetërPËR 2015, MINIMUMI JETIK NË SHQIPËRI 16 MIJË LEKË NË MUAJ