Pas vetëdorzimit në Polici sot më datë 13.06.2016 u bë ekzekutimi i urdhrit për shtetasin Eduart Hulej, 33 vjeç, banues në Plezhë, Vau Dejës, Shkodër.

Më datë 09.10.2015 ky shtetas ka vrarë me armë zjarri automatik, shtetasin me iniciale L.Gj, 24 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër. Ekzekutimi i urdhrit u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 09.10.2015, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim 943, në datë 13.10.2015 ka vendosur masën e sigurisë për veprat penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa lejë”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHET KRYEBASHKIAKU I KAVAJËS ELVIS ROSHI
Artikulli tjetërMARKO CETKOVIC NUK MUND TE JETE I VLLAZNISE