Shkodër. Operacioni i koduar “Livadhet”.

Sekuestrohet arsenal armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra. Arrestohen 6 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Më datë 07.06.2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale : -E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër. -G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet proceduriale rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa përsona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete : BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë. Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: -Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër. -Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër. -S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër. -Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje). Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtesasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër. Këta përsona në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M. Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : -6(gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar: -2(dy) antiplumba -305( treqind e pesë) copë fishekë model 56 -5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë -2 (dy) krehëra pistoletë TT -5 (pesë) skafandra motorri -4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë -7 (shtatë) copë fishekë model 54 -3(tre) gëzhoja model 54 -rroba me mbetje si njolla gjaku, -8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme. Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim). Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale : -1(një) arme gjahu çifte -1 (nje) pistoletë me mulli pa numër -1(nje) armë gjahu shotgan -1(nje) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje. Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale: – 3 arme zjarri kallashnikov, -1(një) silenciator me ngjyrë të zezë. – 1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër (e ngjashme me automatikun Tomson) -2 (dy) krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku. -7 (shtatë) kallepë tritoli 200 gram -1(një) kuti me kallepë tritoli, -10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa , -23(njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm , -190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm . Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA-NOKËS: KANË ARDHUR 1001, DO TË VIJNË EDHE 1900 MUXHAHEDINË TË TJERË
Artikulli tjetërBERISHA PËR RAMËN: ÇOJENI NË PSIKIATRI SKIZOFRENIN