Zbardhet ngjarja brënda 24 orëve, ku u mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. Shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më datë 26.12.2016, rreth orës 11:50 nga Spitali Rajonal Shkodër, jemi njoftuar se kishte shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër. Menjëherë nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nga të dhënat paraprake u identifikua vendi i ngjarjes i cili ndodhej në afërsi të hotel “Argenti” në Shkodër, ku në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga deklarimet e marra të dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, rezulton se i dëmtuari në një lokal në afërsi të sheshit “Isa Boletini” Shkodër, është kontaktuar jashtë ambienteve të lokalit më një shtetas. Nga veprimet e shpejta proceduriale, shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vëndit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT, ku dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit S.M. i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz”  ku nga kqyrja e mjetit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë. Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi:

* S.D. 29 vjeç, banues në Shkodër.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAVIONI DEL JASHTË PISTE; SHMANGET TRAGJEDIA
Artikulli tjetër50 NGJARJET MË TË RËNDËSISHME QË NDODHËN NË SHQIPËRI GJATË VITIT 2016