hkodër – Informacion Paraprak Policia arrestoi brenda pak minutash njërin prej autorëve të plagosjes së dyfishtë në Velipojë dhe zbuloi armën e krimit, në kërkim autori i dytë Policia lokale mori njoftim se në Plazh Velipojë kishte një konflikt me armë ku mbetën të plagosur dy vëllezër, shtetasit E. T., 30 vjeç dhe D.T., 27 vjeç.

Ata u dërguan drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Disa patrulla policie mbërritën në vendngjarje dhe falë organizimit dhe reagimit në kohë të shpejtë është ndaluar një nga autorët e dyshuar për ngjarjen kriminale. Ai është Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë. Autorit iu bllokua arma e zjarrit tip ‘automatik’, model 56 e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia gjithashtu ka ngritur disa pika kontrolli për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKALAJA OPTIMIST: JAPIM MAKSIMUMIN
Artikulli tjetër“FAMILJA, NE FOKUS TE BASHKISË SHKODËR”