Njoftimi i Policisë:

Asgjësohen me anë të djegies 4022 bimë narkotike cannabis sattiva të kultivuara në 3 parcela Procedohet penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Selc për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzimi i krimit” Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar më datë 19.09.2016 në fshatin Selc, njësia administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u konstatuan 3 parcela të kultivuara me 4022 bimë narkotikë të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kryerjes së veprës penale ” Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Gjithashtu u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasin B. Sh. 47 vjeç, me funksion Kryeplak i fshatit Selc, Malësi e Madhe ku u gjet e kultivuar bima narkotike, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDEGRADON STACIONI I TRENIT NË SHKODËR, LËVIZJA ËSHTË E PAMUNDUR
Artikulli tjetër“SERVISI I BICIKLETAVE”, WORKSHOP NË QYTETIN E SHKODRËS