Shkodër, 24.03.2015 Njoftim për Shtyp Operacion për “Rritjen e parametrave të sigurisë” dhe “Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në vijim të zbatimit të Planit Operacional për rritjen e parametrave të sigurisë publike duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike si dhe të mbajties nën kontroll të elementëve me tendenca kriminale, gjatë ditës së sotme bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Agim Bekaj, 41 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen “Tepe” Shkodër, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – Një kovë e mbushur me një sasi materiali bimor në formë boçe, në gjëndje të thatë, e llojit Cannabis Sativa me peshë 1 (një) kg e 353 gramë. – Një qese e mbushur me fara të dyshuara si ajo e bimës Cannabis Sativa me peshë 70 gramë. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSULMET NË BRUKSEL MUND TË ISHIN EDHE MË TË FRIKSHME, JA ARSYET
Artikulli tjetërBURG PËR KATËR SHTETASIT SHQIPTARË, MASAKRUAN NJË ITALIAN