Shkodër Më datë 23.03.2017 rreth orës 00:10 në një lokal në fshatin Bërdicë ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta mes disa personave ku ka ngelur i dëmtuar shtetasi F. F 34 vjec, banues në Shkodër.

Më pas kur kanë dalë nga lokali këta përsona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit. Njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre. Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë mbrritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit: *A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” ,”Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara këto nga nenet 84/25, 89/25, 150/25, 274/25, dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakE GJITHË BOTA ME LONDRËN
Artikulli tjetërFUSHATA ZGJEDHORE NË SERBI, MBISHKRIME TË UÇK-së PËR VUÇIÇIN