Informacion Paraprak Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatur se: Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë. Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I KATALONJËS NËNSHKRUAN DOKUMENTIN PËR PAVARËSINË NGA SPANJA
Artikulli tjetërPROKURORIA: BURG PËRJETË PËR DAVID QOSAJ