Temperaturat më e lartë e shënuar ditët e fundit është regjistruar në Berat me 41.4 gradë celsius, ndërsa dje pa pësuar një rënie të lehtë me 40.2 gradë.

Temperaturat ekstreme të ditëve të fundit të muajit qershor do të pësojnë ndryshime. Sipas parashikimit të Meteoalb, sot do të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë ku pritet shtim i reve në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimit, në disa zona do të ketë rrebeshe afatshkurtra të shiut.

“Në të njëjtat kushte mbetet territori shqiptar në mesnatë dhe orët e para të së hënës, ku zonat veriore dhe kryesisht ekstremi verior, rrezikohen nga rrebeshe afatshkurtra të shiut. Temperatura e ajrit nuk sjellin ndryshime mëngjesin e se dielës por rënie të ndjeshme sjell mesdita duke ulur maksimalen në rang vendi, në vlerat 34 – 35 grade C.

Rënia vijon dhe të hënën kur pritet qe minimalja ne rang territori të zbresë në 12 gradë C (zonat juglindore) ndërsa maksimalja deri ne 33 grade C”, parashikon Meteoalb. Për sa i përket periudhës afat-mesme, periudha 2 – 9 korrik do të ketë temperatura shumë pranë vlerave tipike te Korrikut ndërsa periudha 10 – 16 korrik, temperatura 3 – 4 gradë C mbi vlerat normale të muajit korrik.

Për sa i përket reshjeve, 10-ditëshi i parë i korrikut do ketë reshje të pakta, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit. Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve afat-shkurtra me shira intensive në qytete të zonës së ulët dhe bregdetare.

Artikulli paraprakLDK-ja NË POZITË TË PAFAVORSHME
Artikulli tjetërSHQIPTARËT AZILKËRKUES, VJEN NË NJË DOKUMENTARË