Në afërsi të Urës së Bardhajve të shoqërojnë mbeturinat e kjo situatë prezantohet e tillë prej vitesh.Mbetje te te gjitha llojeve jane depozituar ketu të cilat me ngritjen e Kirit përfundojnë në lumin Buna.

Mbeturina qe jo vetem kundermojne ere te keqe dhe I japin nje imazh jo te pershtatshem kesaj zone por qe rrezikon te përhape edhe epidemi.

Fakti qe mbeturina te shumëllojshme hidhen pa pike pergjegjesie per ndotjen qe shkaktojne dhe demin qe i behet imazhit te zhvillimit turistik te kësaj zone, tregon edhe mungesen e pergjegjesise se pushtetit vendor, ne rastin konkret te Bashkise Shkoder dhe Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit, per kontrollin dhe administrimin e hapesirave te tilla te dobishme.

Në mungesë të kontrollit të territorit nga institucionet vendore qytetarët dhe bizneset te pandërgjegjësuar për efektet e ndotjes, vazhdojnë prej më shumë se 20 vjetësh të përdorin zona të tilla si kosh mbeturinash.Por rreziku afatgjatë këtu është depozitimi në rrjedhën e ujit të lumit i substancave kimike dhe mbetjet që nuk shpërbëhen.

Hedhja e inerteve është problemi urgjent që bashkia e Shkodres po mundohet ta shmangë. Menaxhimi i mbetjeve është një ndër problemet më të prehta Rritja e vazhdueshme e konsumit, zhvendosjet e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik, të pashoqëruara me një administrim të kujdesshëm të mbetjeve, i kanë kthyer ato në një burim të ndotjes së ambientit dhe të sëmundjeve

 

Artikulli paraprakOBOT, UJI RRITET ME 20 CM
Artikulli tjetërGRABITËN ME DHUNË, ARRESTOHEN 3 SHTETAS