Rama sqaron situatën.

Largimi nga detyra i Kryetares së FRESSH-it Joleza Koka dhe akuzat se u shkarkua nga kryetari i PS-së Edi Rama pas një fjalimi të pakumtimtë që Koka mbajti disa ditë më parë, kanë bërë që kryeministri të shkruajë një status në rrjetet sociale duke sqarur kështu situatën.

 Rama në FacebookStop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare! Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese qe dakord, s’ishte e lavderueshme, nderkohe qe s’ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake te cilat perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te shoqerise sone! Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter! Aq me pak eshte kjo puna e atyre qe s’kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRESTAURIMI I PLOTE I FOTOTEKËS “MARUBI”
Artikulli tjetërRIKTHEHEN AKSIONET PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE