Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se falë lehtësimit të gjerë të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19), shitjet e biletave ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm.

Në një njoftim, IATA tha se “në periudhën rreth 8 shkurtit (mesatarja 7-ditore) numri i biletave të shitura qëndroi në 49 për qind nga periudha e njëjtë e vitit 2019”.

“Përmirësimi me 11 pikë përqindjeje midis periudhave të janarit dhe shkurtit është rritja më e shpejtë e tillë për çdo periudhë 2-javore që nga fillimi i krizës”, theksoi IATA.

Shoqata e transportit ajror tha se 28 tregje janë të hapura për pasagjerët e vaksinuar pa kërkesa për karantinë, ndërsa 18 prej tyre nuk kërkojnë testim para nisjes.

“37 tregje janë të hapura për udhëtarët e vaksinuar në kushte të ndryshme”, shtoi IATA.

Drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, tha se rritja tregoi besimin e udhëtarëve në blerjen e biletave.

“Tani ne duhet të përshpejtojmë më tej heqjen e kufizimeve të udhëtimit”, theksoi ai.

Artikulli paraprakSHKOLLA NË BRITANI TENTON FJALINË MË TË MADHE TË SHISHEVE PLASTIKE PËR TË HYRË NË REKORDET BOTËRORE GUINNESS
Artikulli tjetërSTUHIA GODET EUROPËN, BLLOKOHEN RRUGË DHE AEROPORTE NË DISA VENDE