Bashkia Shkodër është gati për të sqaruar qytetarët në lidhje me aplikimet online për lejet e ndërtimit.

Pas 1 shtatorit nuk do të ketë më aplikime dorazi për lejet e ndërtimit. Drejtori i Kontrollit të Territorit në bashkisë Kreshnik Kopliku thotë se procedura as afatet nuk kanë ndryshuar por vetëm mënyra e aplikimit. Që nga momenti i rihapjes së lejeve të ndërtimit nga qeveria dhe deri më tani bashkia Shkodër ka trajtuar 41 kërkesa ndërsa aplikimet kanë qenë më të shumta. Lejet e ndërtimit do vijojnë që të jepen për banesa dhe individë dhe kjo vetëm në bashki si ajo e Shkodrës që kanë të miratuar planin vendor.

Artikulli paraprakRAMA NË KONFERENCË, FLET PËR VETINGUN DHE KOALICIONIN
Artikulli tjetërPUKË, ASGJËSOHEN 5700 RRËNJË KANABIS SATIVA