“Lejla Akuzon një Vajzë nga Bosnja”, “Nën Hijen e Diktatorit”, “Xhihadistët e Rinj” dhe “Foljet e Gjermanishtes në Kontekst”, këto janë librat e përkthyer nga Lekë Imeraj, të cilat u promovuan këtë të shtunë në Bibliotekën “Marin Barleti”.

Në këto përkthime, Imeraj sjell për lexuesin histori të vërteta, të cilat lidhen me luftën në Bosnje – Hercegovinë, pushtetin e dhunshëm të Sadam Huseinit në Irak apo për xhihadistët, tema këto mjaft delikate. Sipas Imerajt, është fokusuar kryesisht në lindje të mesme, fal edhe historisë së lavdishme të islamit në botë. Lekë Imeraj gjithashtu është një autor i suksesshëm.

I lindur në Lekbibaj të Tropojës, ka botuar një numër të madh veprash, ndër to edhe për fëmijë.

Artikulli paraprakTREGU I BAGETIVE DREJT MBYLLJES
Artikulli tjetër“ARTI POETIK I NICOLAS BOILEAU”