Nje tjeter tërmet të ri me epiqendër afër Stolacit eshte regjistruar ne Bosnje.

Agjencia Evropiane e Sizmologjisë raportoi për një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 20 e dy minuta dhe u ndje pothuajse në të gjithë Hercegovinën.

Ky është vazhdimësi e një serie tërmetesh më të dobëta që pasuan tërmetin që tronditi Hercegovinën me epiqendër afër Stolacit mbrëmë.

Një vajzë 27-vjeçare ka humbur jetën nga tërmeti pasi një copë guri ka rënë mbi shtëpinë. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në Stolac, Mostar, Capljina, Lubinje dhe vende të tjera të Hercegovinës.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META URON PASHKËN E MADHE BESIMTARËVE ORTODOKSË
Artikulli tjetërLISTA E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TË PD DEGA SHKODËR, JA KUSH JANË EMRAT E PROPOZUAR