Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë.

Nga raportimet e para, pesë ndërtesa janë shembur në Elazig ku kanë humbur jetën dhe 5 persona e janë plagosur 84 të tjerë.

Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 10 km ndërkohë që sipas qendrës së katastrofave dhe emergjencave AFAD, epiqendra është në qarkun e Sivicre në kufi me Sirinë.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të vendit si dhe në disa rajone të Sirisë, ku raportohet për disa banesa të dëmtuara.

Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4.

 

Süleyman Soylu, Ministri i Brendshëm turk, në një dalje për mediat pas tërmetit të fuqishëm që goditi qytetin e Elazigm, është shprehur se 4-5 ndërtesa janë rrënuar nga lëkundja.

“Të gjithë miqtë tanë janë në krye të detyrave të tyre. Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrices, asnjë humbje jete nuk na është komunikuar”, tha Ministri Soylu.

“Ne kemi kontakte me të gjithë grupet në terren. Ka 2 të plagosur deri më tani. Ndërkohë 10 ndërtesa janë dëmtuar në qendër të Elazig. Po e mira është se nuk ka humbje jete. Ekzistojnë gjithashtu vlerësime se disa ndërtesa janë dëmtuar në Malatya . Deri më tani nuk ka asnjë paralajmërim për vdekjen. Ne e dimë që ka një tronditje të rëndë në qendër të Sivrice dhe kemi dërguar ekipet tona në rajonin atje. Ky është informacioni që mund të sigurojmë deri më tani. Mbi 5 tërmete të tjera ndodhën edhe në rrethet përreth.” tha më pas Soylu.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA THIRRJE PËR APLIKIM PËR KREUN E BKH
Artikulli tjetërBASKETBOLL MESHKUJ “VLLAZNIA ” NË GJYSMËFINALET E KUPËS SË SHQIPËRISË