Ermir Lenjani mund të kthehet sërish te Nantes, që këtë sezon po luan për mbijetesë.

Futbollisti shqiptar pëlqehet nga presidenti i skuadrës Waldemar Kita, por vendimin përfundimtar mund ta marrë vetëm trajneri Sergio Conceiçao sipas mediave franceze. Lenjani është një futbollist, i cili mund të luajë si mbrojtës dhe mesfushor në krahun e majtë. Marrëveshja e 27-vjeçarit me Rennes, i cili është aktivizuar vetëm në 2 takime si zëvendësues në kampionat dhe një në kupë si titullar përfundon në fund te sezonit. Një situatë e tillë nuk e favorizon futbollistin. Lenjani gjatë huazimit te Nantes sezonin e kaluar luajti më shumë se gjysmën e takimeve, duke shënuar edhe 1 gol në kampionat. Me Kombëtaren për kualifikueset e botërorit, Ermir Lenjani është aktivizuar vetëm 45 minuta me Spanjën.

Artikulli paraprakRRËZOHET AVIONI RUS ME 91 PERSONA NË BORD
Artikulli tjetërMAQEDONI: RIVOTIM NË TEARCË TË TETOVËS