Shkodrani Leonard Luli u konfirmua si President i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës duke fituar 9-2 përballë Natasha Kotorrit. Luli është një ish gjimnast i njohur i Vllaznisë dhe ish-trajner për disa vite të cilit i besohet për të dytën herë drejtimi i federatës së gjimnastikës. Asambleja Zgjedhore u organizua në mjediset e hotel “Colosseo”. Presidenti Luli tha se objektiv është për ta rikthyer gjimnastikën në nivele të larta…..

Zëvendës Ministri i Sporteve Endrit Hoxha i cili mori pjesë në Asamblenë Zgjedhore u shpreh se do vijojë mbështetja nga Ministria e Sporteve për Federatën e Gjimnastikës…….

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli i cili u shpreh se gjimnastika duhet që të futet në programet shkollore dhe se ka nevojë për bazë materiale dhe prodhimin e talenteve për të arritur rezultate të larta në këtë sport………

Përpara zgjedhjeve për President të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës ku u konfirmuar Leonard Luli, në fillim janë zhvilluar votimet për Komitetin Drejtues. Pjesë e listës fituese kanë qene edhe dy shkodranët Beniamin Naku dhe Edmond Angoni si dhe Gëzim Monopati, Edison Ikonomi, Enkelejda Olldashi dhe Gazmir Kapellari.

Artikulli paraprakSHFAQJA “ E DJEGUR PËR SË GJALLI” NË TEATRIN MIGJENI
Artikulli tjetërBESËLIDHJA MUND EDHE SOPOTIN